Ka vdekur mësuesja Fejzije Krasniqi. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Gjergj Fishta” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi:
Me pikëllim të thellë, njoftojmë largimin nga jeta të mësueses sonë të nderuar Fejzije Krasniqi, një figurë e paharruar e shkollës sonë.
Mësuesja Fejzije, ishte model i përkushtimit, profesionalizmit dhe dashurisë për arsimin.
Me durimin, urtësinë dhe përkujdesjen e saj, ajo frymëzoi breza të tërë nxënësish dhe kolegësh. Ajo ishte gjithmonë pranë fëmijëve dhe kolektivit tonë, duke ndihmuar me zemër të hapur dhe duke lënë pas një trashëgimi vlerash që do të kujtohet gjithmonë.
Largimi i saj na lë një zbrazëti të madhe, por edhe një shembull të shkëlqyer që do të vazhdojë të na frymëzojë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta çmojnë këtë grua të jashtëzakonshme.
Do të na mungosh, por kujtimi yt do të jetë gjithmonë pjesë e kësaj shkolle.
Pushoftë në paqe!
Me respekt të thellë,
Stafi i shkolles “Gjergj Fishta”.