Sot ka vdekur ish mësueja mitrovicase, Fatime Gashi Pllana.
Ajo për shumë vite kishte kishte dhënë mësim në shkollën “Abdullah Shabani”, duke edukuar shumë breza të rinj nga Mitrovuca.
Mësuesja mitrovicase, Kosovës ia fali edhe djemtë e saj, Enisin dhe Emrin, ndërsa serbët i vranë edhe dhëndrin dhe burrin e motrës.
Mësuesja mitrovicase në një prononcim në media kishte akuzuar Oliver Ivanoviqit si urdhërdhënës në vrasjen e djemëve të saj, shkruan Jepi zë.
Varrimi i të ndjerës bëhet sot (e enjte), më 02.03.2023, me namaz të Ikindisë (15:00), në varrezat e qytetit në Shipol.