Vdes mësuesja Fahrie Doda nga Prishtina

- Advertisement -

Shkolla “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë ka njoftuar se ka vdekur mësuesja Fahrie Doda.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

NJOFTIM

Njoftojmë të gjithë kolektivin e shkollës, komunitetin e lagjës dhe të tjerët se, sot më datë 16.09.2024 ndërroi jetë mësimdhënësja e Gjuhës Amtare, Fahrie Doda.

Arsimtarja Fahrie ishte punonjëse e SHFMU “Xhavit Ahmeti” që nga themelimi i shkollës, 01.09. 2009.

- Advertisement -

Arsimtarja Fahrie punoi në këtë shkollë deri para dy viteve, kur iu shfaq sëmundja vdekjepruëse.

Të ndjerën e ka karakterizuar gjithmonë bashkëpunimi me kolegë, dashuria për nxënës dhe përkushtimi në punë.

E lusim Zotin që veprat e saja të mira në këtë botë t’ia pranoi në botën e përjetshme!

Kolektivi i SHFMU “Xhavit Ahmeti” shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, kolegët, miqtë, dhe në veçanti për ish nxënësit e arsimtarës Fahrie, që ishin shumë gjenerata!

Të bëftë shpirti dritë përjetësisht në Parajsë, arsimtarja Fahrie!
Lamtumirë!