Vdes mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri nga Prizreni

- Advertisement -

Ka vdekur mësuesja e biologjisë, Shukrane Hadri, nga Prizreni. Ajo edukoi breza të tërë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Emin Duraku” në Prizren ku ka dhënë mësim së fundmi ajo.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

SHPREHIM NGUSHËLLIMET ME TË SINQERTA ME RASTIN E IKJES NGA KJO BOTË TË MËSIMDHËNËSES SHUKRANE HADRI

Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për humbjen e koleges sonë të nderuar Shukrane Hadri. Ajo shërbeu për disa vite si mësimdhënëse e lëndës së biologjisë, fillimisht në shkollën “Fadil Hisari” dhe më pas në shkollën “Emin Duraku” deri në pensionim. Largimi i saj nga kjo jetë na ka lënë një boshllëk të madh, por trashëgimia e saj do të mbetet gjithmonë pjesë e jetës sonë dhe e kujtesës së këtij institucioni.

- Advertisement -

Ajo ishte më shumë sesa një mësimdhënëse – ishte një frymëzim për të gjithë ata që patën fatin ta njihnin. Me pasionin e saj për biologjinë, ajo edukoi breza të tërë, duke i ndihmuar nxënësit të kuptonin bukurinë dhe kompleksitetin e botës që na rrethon. Ishte një kolege që rrezatonte mirësi, përkushtim dhe dashuri për punën e saj.

Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe të gjithë ata që e deshën. Kujtimi i saj do të mbetet i gjallë në zemrat tona.

Me respekt dhe mirënjohje,
Drejtoria, stafi dhe nxënësit