Vdes mësuesi Veap Bakiu nga fshati Rashçe

- Advertisement -

Shkolla “Drita” në fshatin Rashçe ka njoftuar se ka vdekur mësuesi Veap Bakiu, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla njofton se veprimtaria e tij e gjatë në procesin mësimor do të jetë e paharrueshme.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

E premte, 08.08.2025

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

- Advertisement -

E nderuara familja Bakiu,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin e papritur për ndarjen nga jeta e kolegut tonë, veteranit të arsimit, mësimdhënësit të mësimit klasor Veap Bakiu.

Me ketë rast në emër të Drejtorisë së SHFK “Drita” në emër të mësimdhënësve dhe nxënësve shprehim ngushëllime familjes, miqëve, bashkëfshatarëve të fshatit Rashçe dhe të gjithë atyre që e kanë njohur mësimdhënësin Veap.

Familje e nderuar e Veap Bakiu, ndjehuni krenar për më të dashurin tuaj, i cili nuk ishte vetëm i juaji, por i të gjithë nxënësve të cilëve iu dha mësim dhe i të gjithë atyre që e njohën.

Veprimtaria e tij e gjatë në procesin mësimor do të jetë e paharrueshme.

Dhembja dhe pikëllimi që sot e ndjeni për më të dashurin tuaj, të jeni të bindur se edhe ne bashkëpunëtorët,nxënësit, ish kolegët dhe ish nxënësit e tij e ndajmë bashkë me ju, do ta ndiejmë mungesën e mësuesit Veap.

Serioziteti dhe vullneti i tij për punë ishte frymëzim dhe nxitje për të arritur suksese sa më të larta në procesin edukativo-arsimor.

Ju humbet njeriun më të dashur, ndërsa ne humbëm kolegun dhe mësimdhënësin tonë shumë të rrespektuar, I cili la një boshëllëk të madh tek ne.

I përjetshëm qoftë kujtimi për mësuesin Veap!
Me respekt,
Drejtoria dhe kolektivi i SHFK “Drita” Rashçe