E enjte, 27 Shkurt, 2025

Vdes mësuesi Pëllumb Bodeci, vuante nga një sëmundje e rëndë

- Advertisement1-

Pëllumb Bodeci 64-vjeç, një ish-mësues me 37 vite eksperiencë në Memaliaj, ka humbur jetën për shkak të sëmundjes së rëndë kan**er.

Mësohet se 64-vjeçari luftonte prej gjashtë muajsh me këtë betejë, të cilën nuk arriti ta fitonte.

- Advertisement -

Pëllumbi dhe bashkëshortja e tij, ishin shpërngulur në SHBA para dy vjetësh për të jetuar pranë vajzës së tyre, Ina dhe familjes së saj.

Por, pas diagnozës së rëndë me dy lloje kanceri në muajin maj të këtij viti, jeta e tyre u trondit dhe përpjekjet për shërim, përfshirë terapi të ndryshme, nuk mundën të ndihmojnë.

Përveç humbjes së njeriut të dashur, familja po përballet edhe me sfida financiare të mëdha, për shkak të faturave të larta mjekësore, shpenzimeve të funeralit dhe transportit të trupit për ta varrosur në qytetin e lindjes, Memaliaj.

Bashkëshortja e Pëllumbit nuk ka mundur të punojë për mbi 6 muaj, për të qëndruar pranë tij gjatë gjithë periudhës së sëmundjes, të njëjtën gjë ka bërë edhe vajza e tyre Ina.

Familja Bodeci kërkon ndihmën e komunitetit, për të mbështetur këtë periudhë të vështirë dhe për të lehtësuar ngarkesën financiare.

Cdo kontribut do të ishte shumë i vlefshëm, për të ndihmuar këtë familje në këtë moment të vështirë për ta.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Publikohet lista e Universiteteve më prestigjioze në botë, dominim tërësor amerikan në Top 30

Universitetet amerikane janë më të mirat dhe më prestigjiozet në botë. E thotë renditja e...

Albiona Shkodra, mësuese e përkushtuar që krijon një atmosferë të këndshme dhe bashkëpunuese

Albiona Shkodra, e lindur më 13.09.1975, ka filluar punën e saj më 01.04.2016 në...

Agron Spahiu, zgjedhet mësuesi i dalluar në shkollën “Mustafa Bakiu” në Prizren

Agron Spahiu, është zgjedhur mësimdhënësi më i dalluar i shkollës "Mustafa Bakiu" në Prizren,...

Ganimete Kurti-Uka, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Iliria” në Prishtinë

Ganimete Kurti-Uka, mësimdhënëse e fizikës është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Ilira"...