Vdes mësuesi nga Podujeva, Muhamet Fusha – edukoi shumë breza për 4 dekada

- Advertisement -

Ka vdekur mësuesi nga Podujeva, Muhamet Fusha. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i tij:

- Advertisement -

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mësuesit e intelektualit Muhamet Fusha.

Mësuesi Muhamet për mbi 4 dekada kontribuoi në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave, ai ishte edhe njëri prej mësimdhënësve të parë në Llap.

Me kontributin e tij në sferën e arsimit emri i tij skalitet si një prej figurave më të respektuara në komunën tonë.

- Advertisement -

Ngushëllime të sinqerta familjes Fusha, të afërmve dhe gjithë atyre që patën rastin ta njohin!