Ka vdekur mësuesi Sabit Kryeziu i cili ka dhënë mësim në shkollën fillore “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në 28 Nëntori” në Kërvasari.
Njoftimi i Komunës së Malishevës:
Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Sabit Kryeziu – 23.02.1965- 06.02.2023- Mësimdhënës në SHFMU “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në SHFMU” 28 Nëntori” në Kërvasari.
E nderuara familje Kryeziu dhe kolektive të dy shkollave në fshatin Guriq dhe në Kërvasari.
Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit Sabit Kryeziu- Mësimdhënës në SHFMU “Nuhi Mazreku” në Guriq dhe në SHFMU” 28 Nëntori” në Kërvasari.
Me ndarjen nga jeta të Mësuesit Sabit Kryeziu, sektori i arsimit dhe më gjerë humbi një shëmbëlltyrë të mësimdhënësit të dalluar të arsimimit dhe edukimit të shumë gjeneratave duke dhënë kontribut për më shumë se 25 vjet.
Mësuesi Sabit nuk është më në mesin tonë, por ne do ta kujtojmë përgjithmonë përkushtimin e tij ndaj atdheut, duke qenë mësues me kompetencë të plotë, i përgjegjshëm në punë, koleg i mirë dhe mbi të gjitha një kontribuues për më shumë se dy dekada në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave.
Institucionet arsimore në komunën tonë dhe më gjerë janë krenare për veprën e tij jetësore, të cilën nuk do ta harrojmë kurrë.
Qofshin të paharruara kujtimet për Mësuesin Sabit Kryeziu,
Lavdi veprës së tij jetësore!
Me respekt,
Arbëreshë Krasniqi
Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim