E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Vdes mësuesi i shumë gjeneratave Sylë Berisha nga fshati Volljakë i Klinës

- Advertisement1-

Mësuesi i shumë gjeneratave, veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sylë Berisha nga fshati Volljakë i Klinës është ndarë nga jeta.

I ndjeri Berisha ka dhënë një kontribut të madh në kohët më të vështira të arsimit.

- Advertisement -

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Klinë, Besim Hoti, i cili u shpreh se mësuesi Berisha ishte edhe humanist i madh që respektohej nga të gjithë.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e mësuesit, atdhetarit, veprimtarit të Ldk-së. Sylë A. Berisha! Mësuesi Sylë dha një kontribut të madh në arsim në kohërat më të vështira. Ishte familjar i mirë, humanist i madh, i urtë, i dashur dhe respektohej nga të gjithë”, ka shkruar Hoti.

Tutje, ai i shpreh lavdi, jetës dhe veprës së Sylë Berishës.

Vdekjen e tij, e kanë bërë të ditur në Facebook, edhe familjarë e miq të të ndjerit, ku kanë shkruar fjalë prekëse për lajmin e hidhur që morën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që...

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej...

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë falënderon drejtorët e shkollave – kjo është arsyeja

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova-Baçi, ka falënderuar në fundvit drejtorët e shkollave...

Ministrja e Arsimit jep lajmin: Kemi vendosur mbylljen e TikTok-ut

Pasi u hodh për konsultim publik, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu thotë...