Ka vdekur mësimdhënësja Nexhmije Mustafa nga Prizreni. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Emin Duraku”, në Prizren.
Njoftimi i shkollës:
Sot me pikëllim të thellë pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të mësimdhënëses së përkushtuar të shkollës sonë, Nexhmije Mustafa.
Mësimdhënësja Nexhmije qëndroi stoike përballë një sëmundjeje e cila e ndau përgjithmonë nga të gjithë ne, duke na lënë të pikëlluar përjetë.
Me përkushtimin dhe dashurinë për shkollën, nxënësit dhe jetën, ajo na inspiroi për të mos u dorëzuar dhe për të luftuar për atë që duam dhe çmojmë, deri në rrahjen e fundit të zemrës.
Ajo la pas një trashëgimi të pasur në mësimdhënien e matematikës, duke edukuar breza të tërë përmes mbjelljes së kureshtjes, hulumtimit dhe zbatimit në praktikë të njohurive.
Në emër të Drejtorisë, Kolektivit dhe nxënësve të shkollës ”Emin Duraku” u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën arsimtaren Nexhmije Mustafa.