Ka vdekur mësuesja Dafina Leti mësimdhënëse në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 16:00.
Postimi i shkollës:
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot ka ndërruar jetë mësuesja e shkollês sonë Dafina Leti.
Ajo me punën e palodhshme, me angazhimin e pashoq, me profesionalizmin, pozitivitetin, vlerat e mëdha humane, ka bërë që të mbahet mend gjithmonë.
Dafinë do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona, zemërbardha jonë!
Mbledhja komemorative do të mbahet në shkollë, në ora 14.00
Ndërsa varrimi i të ndjerës do të bëhet në ora 16.00.
NGUSHËLLIME FAMILJARËVE, NGA STAFI I SHF” MUSTAFA BAKIJA” GJAKOVË