Vdes mësimdhënësja Afërdita Plakolli-Rexhepi nga Podujeva

- Advertisement -

Ka vdekur mësimdhësja Afërdita Plakolli-Rexhepi nga Podujeva. Njoftimin e ka dhënë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi:

- Advertisement -

Me dhimbje mora lajmin për ikjen nga kjo botë të mësimdhënëses, Prof. Afërdita Plakolli-Rexhepi.

Ikja nga kjo botë e Prof.Afërdita Plakolli-Rexhepi nuk është humbje vetëm për kolegët e saj mësimdhënës, shkollës ku punoi dhe nxënësve të saj, por është edhe një humbje e madhe për arsimin në përgjithësi.

Si drejtor i Arsimit në Podujevë në vitet e pasluftës, pata fatin ta njoh profesoreshën Afërdita, e cila do të mbahet mend çdoherë për punën dhe përkushtimin e saj të madh për të bartur dijen te brezat e rinj.

- Advertisement -

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve, nxënësve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin profesoreshën Afërditë!