E hënë, 24 Shkurt, 2025

Vdes mësimdhënësi Jahir Hoti nga Rahoveci

- Advertisement1-

Ka vdekur mësimdhënësi Jahir Hoti nga Rahoveci. Njoftimin e ka dhënë drejtori i Arsimit në këtë komunë, Avni Morina, shkruan Albanian Education.

Drejtori i Arsimit ka shkruar se mësuesi Jahir ishte një kontribues i madh për arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të nxënësve, duke dhënë kontributin e tij jetësor.

- Advertisement -

Postimi i plotë i drejtorit të Arsimit në Rahovec:

Shpirti yt u prehtë në paqe, mësuesi Jahir!

Më pikëlloi pa masë ndarja nga ne e njërit prej mësuesve shembullor, veteranit të arsimit, mësuesit Jahir Hoti.

Mësuesi Jahir ishte një kontribues i madh për arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të nxënësve, duke dhënë kontributin e tij jetësor.

Ai ishte një aktivist i zellshëm në fushën e arsimit dhe edukimit e poashtu edhe në fushën e aktiviteteve kulturore dhe sportive.

Mësuesi Jahir ishte kontribues i madh i veprimtarisë kombëtare dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe pas luftës, ai dha shumë për arsim, për jetën kulturore dhe sportive dhe nuk u ndal së vepruari derisa vdekja e ndau fizikisht nga ne.

Mësuesi Jahir çdoherë do të mbetet në mendjet dhe zemrat tona!

Në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim dhe në emrin tim, familjes së mësuesit Jahir, kolegëve mësimdhënës, miqve të tij të shumtë dhe të gjithë atyre që e njohën, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

U prehtë në paqe shpirti yt, mësues Jahir Hoti!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...