Vdes mësimdhënësi i matematikës, Salih Demiri nga Vushtrria

- Advertisement -

Ka vdekur mësimdhënësi i matematikës, Salih Demiri.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e kanë dhënë familjarët e të ndjerit.

- Advertisement -

I ndjeri gjatë tërë angazhimit të tij dha një kontribut të veçantë në të mirë të qytetarëve.

Punoi në fshatrat Rashan e Zasellë, si dhe në qytet në shkollën e mesme të lartë “Bahri Haxha”.

E gjithë veprimtaria e tij ishte në shërbim të dijes e të arsimimit, prandaj sot qytetit tonë po i ik në amshim një njeri i devotshëm, i kulturuar e me virtyte të larta njerëzore.

- Advertisement -

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me iqindi, në fshatin Pasomë të Vushtrrisë.

Me pikëllim,
Familja DEMIRI