E enjte, 6 Shkurt, 2025

Vdes mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci

- Advertisement1-

Ka vdekur mësimdhënësi Hajredin Ademi nga Bujanoci. Njoftimin e ka dhënë shkolla “Sezai Surroi”, në Bujanoc, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm kumtin për vdekjen e profesor Hajredin Ademit
Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtë për ikjen nga kjo botë të profesorit të nderuar, Hajredin Ademit, mësimdhënës në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc. Profesori Hajredin Ademi ka vdekur të premten mbrëma, në spitalin e Vranjës, në prag të pensionit, në moshën 64 vjeçare.

Kumti për vdekjen e profesorit Hajredin qe i vështirë për ne që e njohëm dhe për ata që bashkëpunoi dhe bashkëveproi për dekada me radhë, si në arsim, po ashtu duke qenë edhe pjesëmarrës i UÇPMB-së, njëherësh edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit). Puna e tij edukative në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, është vlerësuar lartë nga nxënësit dhe banorët e kësaj komune.

Ne kolektivi i shkollës dhe nxënësit e tij do ta kemi mall për jetë, komunikimin e tij modest e të çiltër prej një njeriu të virtytshëm, çfarë qe gjatë tërë jetës ai, i këndshëm për biseda, i dashur për miq e farefis dhe me kolektivin e shkollës. Ndaj dhe krenohemi me punën e tij të devotshme prej mësimdhënësi dhe edukatori dhënë shkollës sonë – këtij Tempulli të diturisë.

Edhe drejtori dhe kolektivi i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, u shprehin ngushëllime më të sinqerta familjes së profesorit, Hajredin Ademit, i cili përveç që ishte një arsimdashës, pedagog dhe edukator i mirë dhe i dinjitetshëm, ishte edhe atdhetar i madh.

Me ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolektivin e shkollës, farefisin, miqtë dhe dashamirët e tij. Zoti e mëshiroftë profesorin e nderuar dhe mësimdhënësin e devotshëm, që ishte një burrë i urtë dhe intelektual i dalluar dhe i përkushtuar për çështjen e arsimit dhe të interesit kombëtar.

U prehtë në paqe shpirti Juaj në botën e amshuar!

- Advertisement -rrrrrrr

Zoti të mëshiroftë profesor! Ndjehemi krenarë me punën dhe veprimtarinë Tuaj arsimore dhe atdhetare! Lavdi punës dhe veprës Tuaj!
IN MEMORIAM – Hajredin Ademi

Hajredin Ademi, lindi më 20.08.1960 në Tërnoc, komuna e Bujanocit. Shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, kurse atë të mesme në Bujanoc. Studimet e larta i ka vazhduar në Fakultetin e Shkencave Politike – drejtimi Mbrojtje dhe Siguri, në Universitetin e Sarajevës.

Pas mbarimit të fakultetit ka punuar për tetë vjet si profesor i lëndës Mbrojtje dhe Siguri në shkollat fillore të Tërnocit, Bujanocit dhe Lluçanit. Prej vitit 2001-2005 ka punuar në OSBE si koordinator në qendrën për resurset e komuniteteve, kurse prej vitit 2005-2012 ka punuar në organizatën joqeviritare “Nansen Dialogue Center”, organizatë e cila ka sjellë rezultate të mëdha në dialogun mes komuniteteve. Gjatë angazhimit të tij në këtë organizatë ka takuar personalitete të rëndësishme të rajonit dhe Evropës, si: ambasadorë, negociatorë, vëzhgues, etj.Në vitin 2013 ka qenë drejtor i Organizatës Publike Turistike.

Prej vitit 2013-2016 ka qenë drejtor i organizatës publike Radio Televizioni i Bujanocit.Prej tetorit të vitit 2017 punon si profesor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Përveç karrierës profesionale, është marrë edhe me aktivitete politike në kohërat më të vështira në pluralizmin politik, ku edhe ishte kryetar i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 për fshatin Tërnoc. Ka qenë pjesëmarrës i UÇPMB-së, njëherësh edhe bashkëpunëtor i ngushtë i Ridvan Qazimit (Komandant Lleshit). Ështëbaba i dy fëmijëve; një djali dhe një vajze.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Evans Drishti: Sindroma e një note dhe protagonizmi i një prindi

Disa prindër ushtrojnë presion mbi mësuesit për nota të larta, duke injoruar aftësitë reale...

Raimonda Sino: Material didaktik në lidhje me kriteret e vlerësimit të orës së hapur dhe të projektit kurrikular

Risitë në kualifikimin e mësuesve 2024-2025 fokusohen te vlerësimi i orës së hapur dhe...

OECD: Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Mësuesit shqiptarë janë ndër më të keqpaguarit në Europë, me pagat që janë dukshëm...

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...