Ka vdekur Bajram Ismajli (mësimdhënës i Gjuhës Shqipe) nga Gjilani, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë shkolla “Thimi Mitko” Gjilan
Njoftimi i shkollës:
Sot, më dt. 23 shtator 2023, ndërroi jetë mësimdhënësi/ kolegu ynë Bajram Ismajli (mësimdhënës i Gjuhës Shqipe).
Sot, bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e tij dhe iu themi që të jeni krenarë me prindin/vëllaun që kishi. Mësimdhënësi Bajram ka dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinjë, andaj emri i tij nuk do të harrohet leht.
Përveç punës dhe angazhimeve në aktivitete brenda dhe jashtë shkollore, ne do ta kujtojmë edhe për batuta që kishte e që çdo rrugëtim që kishim së bashku, na bënte më të hareshëm.
Shpirti i tij pushoftë i qetë në dheun e Kosovës!
Ngushëllime për të gjithë!
Udhëheqësia e shkollës
“Thimi Mitko”