Vdes ish profesori Kadrush Neziri nga Vitia – arsimoi gjenerata të tëra

- Advertisement -

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar se ka vdekur ish-profesori Kadrush Neziri.

- paragrafi 1 -

Haliti ka shkruar në Facebook se gjatë kohës së okupimit, i ndjeri ishte udhëheqës i arsimit dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra por, kontribut të madh ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi i tij:

E nderuara familja Neziri

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish profesorit, Kadrush Neziri.

- Advertisement -

Gjatë kohës së okupimit, i ndjeri ishte udhëheqës i arsimit dhe i përkushtuar për të arsimuar gjenerata të tëra por, kontribut të madh ka dhënë edhe në pajtimin e gjaqeve.

Andaj, në emrin tim personal dhe të institucioneve komunale të Vitisë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Neziri, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij!
Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë