Vdes Hajdar Baftiu, dha kontribut mbi 4 dekada në arsimin shqip

- Advertisement -

Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë ka njoftuar se ka vdekur ish-mësimdhënësi Hajdar Baftiu, i cili për dekada ka dhënë kontribut në arsimin shqip, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

NJOFTIM PËR NDARJEN NGA JETA TË KOLEGUT TONË TË DASHUR, HAJDAR BAFTIU

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë të dashur, Hajdar Baftiu – një mësues shembullor, një njeri i urtë dhe një mik i paharruar për të gjithë ne.

Hajdari ishte pjesë e pandashme e shkollës sonë “Nazim Gafurri” deri në dhjetor të vitit 2019, kur u pensionua pas një karriere të gjatë e të përkushtuar në arsim.

- Advertisement -

Ai la gjurmë të pashlyeshme në jetën e nxënësve, kolegëve dhe gjithë komunitetit shkollor me qetësinë, përkushtimin dhe dashurinë që i kushtoi mësimdhënies.

Hajdar Baftiu u lind më 19 dhjetor 1954, në fshatin Sfircë të Medvegjës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale në Gjilan në vitin 1974.

Në vitin 1985 përfundoi edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Mësimit Klasor.
Karrierën si mësues e filloi që në vitin 1974 në shkollën fillore “7 Korriku” në Tugjec të Dardanës.

Nga viti 1977 punoi në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Banjë të Sjarinës, ku shërbeu deri në vitin 1989.

Në atë kohë emigroi në Zvicër, por as atje nuk e ndali kontributin e tij për arsimin shqip – duke punuar në mësimin plotësues për fëmijët shqiptarë.

Pas kthimit në Kosovë, në vitin 1994, u punësua në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” në Kastriot, ndërsa në vitin 2000 u transferua në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë, ku dha kontribut të çmuar deri në ditën e pensionimit.

Për ne, Hajdari nuk ishte vetëm koleg, por shembulli i njeriut të mirë, të ndershëm, të përkushtuar, që gjithmonë kishte fjalë të mira dhe një buzëqeshje të qetë për të gjithë.
Humbja e tij na prek thellë, por kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona.

Në emër të shkollës “Nazim Gafurri” i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Baftiu, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

🕯️ 𝐔 𝐩𝐫𝐞𝐡𝐬𝐡 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐚𝐪𝐞, 𝐢 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫. 𝐌𝐞̈𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐮𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐚𝐫𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐮𝐫𝐫𝐞̈ – 𝐝𝐨 𝐭𝐞̈ 𝐣𝐞𝐭𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐚𝐭𝐞 𝐟𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐮𝐝𝐡𝐞̈𝐡𝐢𝐪𝐞𝐣 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐭𝐞𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐜̧𝐝𝐨 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐚 𝐥𝐞 𝐩𝐚𝐬.