Vdes Elife Imeri-Ajvazi, profesoreshë e gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë

- Advertisement -

Ka vdekur profesoresha e gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë, Elife Imeri-Ajvazi.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla në fjalë.

- Advertisement -

Njoftimi:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e hidhur për ne, të ndarjes nga jeta të profesoreshës së nderuar të gjimnazit tonë, prof. Elife Imeri-Ajvazi e lindur, më 20.10.1950 në Sllatinë të Vitisë.

E ndjera punoi në edukimin e brezit të ri një jetë të tërë dhe ishte shumë e dashur për nxënësit dhe gjithë mësimdhënësit. Punën në arsim e filloi në fsh. Vërban të Vitisë. Vijoi në Sh.f. “Dardania” në Prishtinë deri në vitin 1993. Nga viti 1993 e deri në pensionim, punoi në Gjimnazin “Eqrem Çabej”

- Advertisement -

Kolektivi i gjimnazit tonë, familjes, miqve dhe farefisit, ju shpreh ngushëllimet më të thella!