Vdes edukatorja Lumturije Reshiti nga Rahoveci

- Advertisement -

Drejtoria e Arsimit në Rahovec ka njoftuar se ka vdekur edukatorja Lumturije Reshiti, e cila për 21 vite me radhë edukoi shumë breza fëmijësh në kuadër të edukimit parashkollor në SHFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i DKA-së: 

- Advertisement -

Ndjehemi të pikëlluar pa masë, që sot morëm lajmin e keq për vdekjen e parakohshme të edukatores Lumturije Reshiti, e cila për 21 vite me radhë edukoi shumë breza fëmijësh në kuadër të edukimit parashkollor në SHFMU “Bajram Curri” në Krushë të Madhe!

Sëmundja e rëndë ia ndërpreu në mes jetën e saj dhe kontributin e saj të vlefshëm në edukimin e fëmijëve gjatë gjithë këtyre viteve. Edukatorja Lumturije Reshiti kishte edhe shumë për të dhënë për fëmijët tanë, por sëmundja e rrëmbeu për të na ndarë fizikisht nga ajo.
Drejtoria Komunale për Arsim, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e edukatores Lumturije Reshiti, kolegëve dhe kolegëve të saj.

U prehtë në paqe shpirti i saj!

- Advertisement -

Ngushëllime!