Vdes Bajram Cacaj, veterani i arsimit nga Deçani – ish-mësimdhënës i historisë

- Advertisement -

Ka vdekur mësimdhënësi i historisë, Bajram Cacaj, nga Deçani.

- paragrafi 1 -

Bajrami u pensionua para tre viteve.

- Advertisement -

Njoftimi:

Me hidhërim mora lajmin e vdekjes së kolegut tonë, mësimdhënësit të historisë, veteranit të arsimit të SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit” në Deçan, prof.Bajram Cacaj!

Profesor Bajrami u pensionua para tri viteve, ishte punëtor, i afërt, mik dhe i dashur!

- Advertisement -

Familjes në radhë të parë dhe kolegëve që punuan me prof.Bajramin iu shpreh ngushëllime të sinqerta me rastin e vdekjes së tij!

Pusho në paqë profesor Bajram!

Me respekt drejtori Qazim Maloku