Vdes arsimtari Azem Haliti nga Ferizaj

- Advertisement -

Ka vdekur arsimtari Azem Haliti nga Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj.

- Advertisement -

NJOFTIM

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë arsimtari i shkollës sonë Azem Haliti.

Kontributi i tij për zhvillimin e arsimit është i shumanshëm. Si mësimdhënës i lëndëve: Kimi dhe Fizikë, ai u kujdes për arsimimin e shumë gjeneratave dhe do të mbahet mend për profesionalizmin dhe urtësinë e tij.

- Advertisement -

Në emër të Drejtorisë së Shkollës, u shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe nxënësve!