“Vdekjen e mësueses time e konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës”

- Advertisement -

Adi Krasta një nga figurat më të mëdha publike të vendit tonë, së fundmi në faqen e tij të Facebook i ka dedikuar një status vlerës dhe rëndësisë që ka pasur në jetën e tij mësuesja e klasës së parë, siç ai e quan ndryshe “zonja e rëndësishme”.

Janë disa persona që vijnë në jetën tonë dhe lënë gjurmë të pashlyeshme!

- Advertisement -

Kështu duket të ketë ndodhur edhe me Adi Krastën, një nga figurat më të mëdha publike të vendit tonë. Ai së fundmi në faqen e tij të Facebook i ka dedikuar një status mësueses së tij të klasës së parë për vlerën dhe rëndësinë që ajo ka pasur në jetën e tij.

Për Adi Krastën vdekja e mësueses, ose siç ai e quan ndryshe “zonjës së rëndësishme”, ishte humbja e parë e madhe e jetës për të.

Ai shkruan:

- Advertisement -

“Mësuesja ime e klasës së parë quhej Nedret Cene. Gjirokastrite, trupvogël, tejet inteligjente. Më bënte gjithnjë përshtypje një dhëmb i artë në atë buzëqeshje. Kishte diçka Elizabetiane tek ajo zonjë e rëndësishme. Vdiq e re kur isha 14 vjeçar. E konsideroj humbjen e parë të madhe të jetës”.