Tronditëse janë zhvillimet në çështjen e vdekjes së tre vajzave të familjes Daskalaki, në Patra të Greqisë.
Pas ndërhyrjes së Prokurorisë për hetimet mbi rastin e vdekjes së tre fëmijëve në një periudhë 3-vjeçare dhe marrjes në dorëzim të çështjes nga Departamenti i Vrasjeve të Sigurimit të Athinës, është njoftuar nisja e procesit të zhvarrimit të të ndjerave duke nisur me trupin e Georginës 9-vjeçare.Prokuroria po ashtu ka planifikuar të zhvarrosë edhe 2 vajzat e tjera motake që humbën jetën njëra pas tjetrës me arsye të ngjashme, vdekje e papritur, në spitalin grek të Patrës, raporton noa.al.
Dy arsyet që çojnë në zhvarrosje
Duke iu referuar zhvarrosjes, kryetari i Shoqatës Helenike të Mjekësisë Ligjore, Luan Grigori, ka thënë se “zhvarrimi është mjeti i fundit që ne përdorim kur ka indikacione. Që të ketë indikacione, duhet të përfundojë hetimi i tretë mjeko-ligjor, pra vdekja e fëmijës së tretë dhe në fakt, nëse kjo ngre dyshime apo nevojë për të hetuar më tej faktet e mëparshme, padyshim që do të bëhet zhvarrosja”.
“Për të shpjeguar se po vazhdojmë me zhvarrosjen e trupave duhet të plotësohen dy arsye. Së pari duhet të ketë dalë një element i ekspertizës mjeko-ligjore, përndryshe nuk mund ta bëjmë pa arsye.
Domethënë, për të konfirmuar diçka që kemi gjetur ose dyshojmë për dy vdekjet e tjera ose një pyetje që lind nga ekzaminimi i vdekjes së tretë. “Duhet të ketë një shkak të fortë,” shpjegoi mjeki.
Ai thekson megjithatë se “koha e zhvarrosjes është kundër nesh, e kuptoni që dekompozimi tashmë ka avancuar”.
“Shpresojmë që hetimi të zbulojë shkakun e vdekjes dhe mekanizmin e vdekjes. Është një hetim i plotë. Përgjigjet duhet të jepen”, pohon ai.
Në të njëjtën kohë, kryetari i oficerëve të Policisë së Athinës, Demosten Pako, ka folur edhe për “boshllëqe”.
Siç tha ai, duke folur për SKAI-n, fakti që dosja ka mbërritur te sektori i Vrasjeve tregon se mund të ketë “boshllëqe, lëshime, ndonjë veprim të gabuar”.
Ndërsa për atë se ku pritet të fokusohet hetimi, ai tha: “Do të shtrihet kudo”.
Dy pyetje kyçe
Prandaj, në kuadër të hetimeve do të thirren të dëshmojnë të gjithë të përfshirët – pediatër, mjekë ekzaminues dhe infermierë. Në fund të hetimit do të thirren prindërit e fëmijëve.
Pyetjet kryesore që lindin për rastin që po monitorohet nga afër nga ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos, janë si më poshtë:
1.Në të tre vdekjet e fëmijëve, mjekët nuk ishin të pranishëm për të pasur një pamje të drejtpërdrejtë dhe të qartë të asaj që ndodhi dhe fëmijët u shuan pa e pritur askush.
2.Të paktën 10 mjekë, infermierë dhe mjekë ekzaminues kanë shqyrtuar rastet dhe askush nuk mund të konkludojnë për shkaqet e vdekjes.