E hënë, 24 Shkurt, 2025

Vazhdon rënia e UP-së, vetëm Universiteti i Tiranës më dobët nga ato të rajonit

- Advertisement1-

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.031-i në përditësimin e fundit të ranglistës prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi. UP-ja herën e fundit renditej e 3.027-a.

Kjo pozitë i mjafton UP-së që të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon. Vetëm Universiteti i Tiranës qëndron më keq, në vendin e 3.895-të.

- Advertisement -

Për këtë rënie të vazhdueshme të UP-së, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të premten përmes një statusi në Facebook paralajmëroi që do të ketë ndryshime të mëdha në këtë institucion publik.

Sa u përket universiteteve publike të rajonit, ai i Beogradit renditet më së miri – i 455-i, pastaj Universiteti i Zagrebit i 573-i, Universiteti i Sofjes 1.085-i dhe Universiteti i Podgoricës i 2.031-i.

Në vitin 2019, UP-ja kishte shënuar ngritje rekorde, duke u renditur në vendin e 1471-të në botë, por në vitet e fundit ka pësuar rënie të dukshme.

Kësaj rangliste i prin Universiteti i Harvardit.

Sa u përket universiteteve në botë, mes 10 më të ranguarave, nëntë janë nga Shtetet e Bashkuara.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...