Po vazhdojnë rastet e rrahjeve mes nxënësve në shkollat e Kosovës.
Policia e Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar se rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati.