Profesori Blerim Rexha ka njoftuar se përgatitjet tona për Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike (European Cybersecurity Challenge 2025) po ecin me ritëm të shpejtë, shkruan AlbanianEducation.net.
Profesori Rexha njofton se në tetor, në Varshavë, do të sfidojnë ekipet më të mira të Europës.
Njoftimi i tij i plotë:
Vazhdojnë përgatitjet e Kosova Cyber Team
Përgatitjet tona për Kampionatin Evropian të Sigurisë Kibernetike (European Cybersecurity Challenge 2025) po ecin me ritëm të shpejtë. Në tetor, në Varshavë, do të sfidojmë ekipet më të mira të Europës në zgjidhjen e detyrave/sfidave në formatin në attack/defense (A/D) dhe Capture The Flag (CTF) në fushat: (1) binary exploitation (pwn), (2) cryptography, (3) hardware security, (4) reverse engineering, (5) web security, dhe (6) miscellaneous.
Gjatë punëtorisë sot, së bashku edhe me dy udhëheqësit tjerë të Kosova Cyber Team:
Blerim Jahiu dhe Kastriot Fetahaj, vlerësuam pozitivisht angazhimin dhe progresin e krejt ekipit, sidomos avancimin i veglave softuerike për analizë te trafikut, gara të tipit CTF dhe sulme kibernetike (https://github.com/OpenAttackDefenseTools) nga Andi, Abiani dhe Olti – ju lumtë!