E shtunë, 21 Shtator, 2024

Vazhdojnë mospajtimet për kompensimin e orëve të mësimit

- Advertisement1-

Mbi 80 për qind e nxënëseve nuk kanë qenë pjesë e procesit mësimor ditën e shtunë edhe përkundër që Ministria e Arsimit ka marrë vendim se kompensimi i orëve të humbura si pasojë e grevës, do të bëhet sipas kalendarit të përmirësuar.

Ndërkohë, Sindikata e Arsimit dhe Këshilli i Prindërve janë shprehur kundër kompensimit të orëve sipas kalendarit të ri. Njohës të arsimit po vlerësojnë se kompensimi i orëve duhet të bëhet.

- Advertisement -

Për shkak të grevës në institucionet publike arsimore, janë humbur mijëra orë mësimore. Sipas Ministrisë se Arsimit, orët e humbura si pasojë e grevës në arsim do të kompensohen sipas kalendarit të ri.

Kalendari i ri shkollor i publikuar nga Ministria e Arsimit, ka paraparë që kompensimi i orëve të bëhet edhe ditëve të shtuna, por se ky vendim i ministrisë po kundërshtohet nga Sindikata e Arsimit për të cilin po thonë se nuk është obligim ligjor por se nuk i pengojnë mësimdhënësit që duan të mbajnë mësim.

Sipas të dhënave nga terreni, të shtunën e kaluar mbi 80 për qind e nxënësve nuk kanë qenë pjesë e procesit mësimor. Ndërkaq, mësimdhënësit kanë respektuar vendimin e Ministrisë të Arsimit për kompensimin e orëve ditëve të shtuna. Kundër kompensimit është shprehur edhe Këshilli i Prindërve të Kosovës. Jeton Demi, kryetar i këtij këshilli, i tha Radio Kosovës se janë kundër zëvendësimit, për arsye se po krijohet çrregullim komplet i planifikimit të jetës së fëmijëve dhe prindërve.

“Jemi kundër kompensimit të orëve ditëve të shtuna, pasi që komplet procesi normal i rregullimit të jetës së prindërve dhe fëmijëve të çrregullohet. Dhe krejt kjo të ndodhë për shkak të një greve që e kemi vlerësuar dhe e vlerësojmë të padrejtë e që ua mohon fëmijëve të drejtën elementare për edukim dhe arsimim publik”, ka thënë Demi.

E, njohës i çështjeve të arsimit, Rinor Qehaja, në një përgjigjeje për Radio Kosovën, tha se kompensimi i orëve është përgjegjësi institucionale. Shkollat duhet të kenë një autonomi për vendosjen e datave se kur duhet të bëhet kompensimi i orëve, tha Qehaja.

”Orët mësimore duhet të zëvendësohen. Një muaj i humbur, paraqet një përqindje të madhe të planprogramit të parealizuar. Prandaj, edhe është një përgjegjësi institucionale por edhe e secilit brenda komunitetit të shkollës që të garantojë shkollimin e nxënësve brenda kalendarit shkollor. Por ajo që ne shpresojmë shumë është që shkollat të kenë një autonomi për të përcaktuar datat dhe ditët që janë të përshtatshme për tërë komunitetin për të zëvendësuar procesin mësimor”, ka thënë Qehaja

- Advertisement -rrrrrrr

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë një muaji të grevës, janë humbur gjithsej 22 ditë mësimi apo rreth 12 për qind e ditëve të vitit shkollor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla Shqipe “Alba Life” në Brooklyn të SHBA-së filloi vitin e ri akademik 2024-2025

Pas Fidanishtes së parë të Shkollave Shqipe në Staten Island, Brooklyni hapi dyert për...

Mërgata shqiptare do të financojë bursa për studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Studentët e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri...

Pensionohet mësimdhënësi Fadil Gashi nga Prishtina

Shkolla "Mitrush Kuteli" në Prishtinë ka njoftuar se është pensionuar mësimdhënësi Fadil Gashi, shkruan...

“Baza e suksesit në Gjermani e Zvicër”: Nxënësit të inkurajohen për arsimin profesional!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arsimi profesional shpesh paragjykohet nga prindërit, por theksoi...