E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Vazhdo grevën deri në pranverë, Jasharaj ka një pyetje për Kryeministrin

- Advertisement1-

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka rikujtuar Albin Kurtin me kërkesën e tij që t’i ndajë të gjithë sektorit publik 100 euro në muaj për ndaljen e grevave, por që kryeministri “e kishte porositur” të vazhdojë grevën deri në pranverë.

Në një komunikatë për media, Jasharaj thotë se Kurti nuk pranoi kërkesat e mijëra punëtorëve arsimorë, policëve dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik.

- Advertisement -

“Kur ishe i vogël në politikë e pa kolltuk, në Pejë të prisnim unë e ca individë, që besonim në idealin për bashkim kombëtar dhe na mashtrove. Duke u nisur nga këto takime pata besë dhe t’u drejtova me: “Po të lus si vëlla e si kryeministër, ua jep punëtorëve arsimorë, policisë, administratës, zjarrfikësve e gjithë sektorit publik nga 100 euro në muaj që ta ndalej greva”, e ti pa pasur as edhe një ndjenjë dhembshurie më the prerazi se nuk je në siklet dhe më the vazhdo grevën deri në pranverë. Kryeministër, buxhet kishe mjaft, por nuk plotësove kërkesën modeste të mijëra punëtorëve arsimorë, të policëve dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Mbase nuk na e plotësove kërkesën për 100 euro se të duheshin për miq e për diçka tjetër”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti “nga shkuan miliona euro” dhe “si duket të shkuan andej e këndej”.

“Kryeministër t’i kërkova si vëlla 100 euro për sektorin publik e nuk i lejove, ku të shkuan miliona euro? Mos ikni nga mediat kryeministër e as nga organet e drejtësisë, përveç nëse keni mizën në kapuç. Kryeministër, neve nuk na ke dhënë nga 100 euro për të blerë pak më shumë gjëra elementare, por si duket të shkuan milionat ca andej e ca këndej.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...