Vasfije Krasniqi Goodman në Universitetin e Harvard-it, për të ndarë zërin e të mbijetuarve për drejtësi

- Advertisement -

E mbijetuara dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Vasfije Krasniqi Goodman, ka marrë pjesë në një panel në Universitetin e Harvard-it në Shtetet e Bashkuara, ku është diskutuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe dhunën në luftë.

- paragrafi 1 -

Ajo përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë lajmin me ndjekësit e saj, duke shkruar:

- Advertisement -

“E nderuar të jem pjesë e një paneli për të ndarë zërin e të mbijetuarve për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe dhunën në luftë, në Universitetin e Harvard-it në Shtetet e Bashkuara.”

- Advertisement -

Pjesëmarrja e saj në këtë panel përbën një tjetër rast ku zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë është dëgjuar në një prej institucioneve më prestigjioze në botë. /AlbanianEducation.net/.