E mërkurë, 22 Janar, 2025

Varianti Omicron, simptomat tek fëmijët shfaqen ndryshe, flasin ekspertët

- Advertisement1-

Rreth 20% e 5 milion e 300 mijë fëmijëve të moshës nga 5 – 11 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe rreth 60% e adoleshentëve deri në 17 vjeç me të dy dozat.

Simptomat kryesore tek fëmijët e prekur nga varianti Omicron shfaqen me probleme në stomak. Një spital pediatrik në Gjermani konfirmoi se koha e qëndrimit në spital për fëmijët është reduktuar dhe asnjeri prej tyre nuk ka pasur probleme me frymëmarrjen.

- Advertisement -

Simptoma të ndryshme që duhen trajtuar në mënyra të ndryshme: në spitalin pediatrik në Bon të Gjermanisë, fëmijët e shtruar për shkak të infektimit me Covid, me variantin omikron, prezantojnë një kuadër klinik të paprecedentë.

Në të njëjtën kohë, qëndrimi në spital për pacientët e vegjël, është reduktuar.

Mjekët gjermanë shpjegojnë se kjo sëmundje shkakton kryesisht probleme me stomakun apo patologji të përgjithshme. Fëmijët duket sikur kanë një helmim të gjakut, kanë dhimbje dhe kanë nevojë për transfuzion. Nuk hanë, as nuk pinë, por nuk kanë probleme me frymëmarrjen.

Patologjitë më të rënda me frymëmarrjen që regjistroheshin gjatë valës së parë të Covid, me fëmijët të cilët qëndronin me javë në terapi intensive, nuk ekzistojnë më.

Por pandemia dhe pasojat e saj kanë shkaktuar vuajtje psikologjike tek më të vegjlit. Janë gjithnjë e më shumë fëmijët të cilët vuajnë nga anoreksia dhe sëmuren deri në pikën që kërkohet shtrimi në spital. Në qendrën e vaksinimit për fëmijët në këtë spital, janë dhënë më shumë se 6 mijë doza deri tani. Rreth 20% e 5 milion e 300 mijë fëmijëve të moshës nga 5 – 11 vjeç janë vaksinuar të paktën me një dozë, dhe rreth 60% e adoleshentëve deri në 17 vjeç me të dy dozat.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...