E enjte, 10 Tetor, 2024

Variantet e reja të Covid-19, epidemiologu: Infekton fëmijët shumë lehtësisht!

- Advertisement1-

“Ju lutem kuptojeni, varianti B.1.1.7 është i ri në këtë lojë”, tha epidemiologu Michael Osterholm. B.1.1.7 është varianti i identifikuar në Britani dhe epidemiologu Michael Osterholm ka folur për sfidat e këtij mutacioni.

“Infekton fëmijët shumë lehtësisht. Ndryshe nga mutacionet e kaluara të virusit, ku nuk patëm fëmijë poshtë klasës së 8 të infektoheshin, të sëmureshin rëndë apo ta transmetonin te pjesa tjetër e komunitetit”, theksoi ai.

- Advertisement -

Por, ai thotë tani se kjo ka ndryshuar, duke sjellë shembull konkret Minesotën, ku mbi 740 shkolla kanë raste me variantin britanik. Edhe në Miçigan, më shumë të rinj po shtrohen në spital, teksa rastet rriten.

Është diçka të cilën ekspertët mjekësor të shumë vendeve e kanë paralajmëruar rreth 2 muaj më parë, kur revistat mjekësore raportonin prova në Izrael dhe Itali për infektimin e të rinjve me variantet e reja të Covid-19. Kjo po ndodh edhe në Shtetet e Bashkuara dhe ekspertët po shqyrtojnë rekomandimin për kthimin e nxënësve në klasa.

“Këta fëmijë tani janë sfida më e madhe për mënyrën se si e transmetojnë virusin”. Vaksinimi i fëmijëve është thelbësor, por ekspertët paralajmërojnë se nuk do të kenë doza mjaftueshëm, të paktën në 6 apo 8 javët e ardhshme, për të frenuar këtë rritje të rasteve me koronavirusit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...

Gjest human: Mërgimtari që jeton në Gjermani do ta paguajë shumën për shërimin e 13 vjeçares

Dje dhe sot nëpër media ka qarkulluar thirrja për ndihmë ndaj Rinesa Danit. Për trajtimin...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje...