E diel, 19 Janar, 2025

Valza, gjimnastja e trofeve në garat ndërkombëtare

- Advertisement1-

Ka vetëm katër vjet prej se ushtron në gjimnastikë, por medalje ka fituar thuajse në secilin vend ku ka garuar.


Këto medalje Valza Rama i ka ekspozuar në dhomën e saj, për ta rikujtuar përherë ngazëllimin e përjetuar sa herë që ishte shpërblyer.

- Advertisement -

“Kam katër vjet prej se ushtroj gjimnastikë. I kam disa medalje që i kam marrë në gara ndërkombëtare. Kam qenë në gara në Itali, Slloveni dhe Greqi”, thekson 14-vjeçarja.
Gjimnastja nga Hajvalia thotë se në hapat e parë nuk kishte njohuri për këtë sport, por thekson se përkushtimi në stërvitje ia shtroi rrugën drejt suksesit.

Për të shkuar deri te salla e stërvitjeve përcillet nga babai i cili e shoqëron në të shumtën e rasteve.

Me të hyrë në sallë ajo shndërrohet në një gjimnaste që në thelb i njeh teknikat e këtij sporti.

Eleganca prej sportisteje e zbatimi me përpikëri i disiplinave që i kërkon gjimnastika e dalluan Valzën në syrin e trajnerëve.

“Valza ka qenë ndër sportistet e para që ka ardhur në Klubin e Gjimnastikës “Elita”. Që kur ka hyr në këtë sallë është vërejtur fiziku, eleganca e saj. Natyrisht stërvitjet e para janë më të vështira, por puna e saj ka dhënë rezultat”, shprehet trajnerja Abeliana Bregu.

Përkrahja nga prindërit nuk i kishte munguar në asnjë moment gjimnastes nga Hajvalia.

- Advertisement -rrrrrrr

“Si prind i kisha sugjeruar të gjithë prindërit që fëmijëve të tyre në bazë të talentit t’iu ndihmojnë në krejt format. Valëza që prej fillimit e ka pasur përkrahjen time dhe do ta ketë gjithmonë”, është shprehur babai i gjimnastes.

Stërvitjet Valza i kryen tri deri në katër herë gjatë javës, ndërsa më intensive ato i ka kur janë në pyetje paraqitjet jashtë vendit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...