Valon Trolli, shpallet Mësimdhënës i Vitit në Komunën e Suharekës

- Advertisement5 -

Prof. Mr. Valon Trolli është shpallur Mësimdhënës i Vitit në shkollën “Sadri Duhla” në Duhël, duke u vlerësuar për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në edukimin dhe formimin e nxënësve.

- paragrafi 1 -

Vlerësimi për punën e tij nuk është ndalur vetëm në nivel shkolle. Prof. Trolli është shpallur gjithashtu Mësimdhënës i Vitit në Komunën e Suharekës, një mirënjohje që dëshmon ndikimin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit dhe në avancimin e procesit mësimor në këtë komunë.

- Advertisement - M1

Si rezultat i punës dhe rezultateve të arritura ndër vite, ai është nominuar edhe për çmimin “Mësimdhënës i Vitit” në nivel të Republikës së Kosovës, duke përfaqësuar kështu jo vetëm shkollën dhe komunën e tij, por edhe vlerat e përkushtimit dhe cilësisë në arsimin kosovar.

Ky sukses konsiderohet një arritje e rëndësishme jo vetëm për Prof. Valon Trollin, por edhe për komunitetin arsimor të Duhlit dhe të Komunës së Suharekës, duke shërbyer si motivim për mësimdhënësit dhe nxënësit që të vazhdojnë të punojnë drejt rezultateve edhe më të mira në arsim.

vt

- Advertisement - m2

vv

vvtt