Valon Syla i reagon Naim Tërnavës: Lenani rehat se boll i keni xhamiat, s’keni ekspertizë për arsim

- Advertisement -

Gazetari Valon Syla, të mërkurën, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për konferencën e mbajtur nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava, në lidhje me grevën në arsim.

- paragrafi 1 -

Syla thotë se Tërrnava po përzihet në politikë ani pse politikanët nuk po i përzihen atij në çështjet fetare.

- Advertisement -

“Kujt po i jep mesazh? Politikës? Ata kanë faj që ju kursyen për raporte finaciare të BIK’ut, për tenderat e Xhamive pa fund, që kanë mbetur thatë s’kaj autostradave të Kosovës. Ti po i përzihesh politikës, por ata nuk tu përzien ty, dhe këtu fillon gabimi.”, ka shkruajtur Syla.

Tutje, Syla shtoi se myftiu nuk foli për dhunimin e të miturve ose për dëmet që grupet islamike i bënë Kosovës jashtë e brenda vendit.

Konferencën e Tërrnavës, Syla e lidhi me një çështje që sipas tij brenda LVV-së në Parlament janë 11 islamikë si deputetë e që me ata politizon me këto deklarata.

- Advertisement -

Gjatë konferencës së sotme Tërrnava tha se Bashkësia Islame e Kosovës i mbështetë kërkesat e mësimdhënësve, por se greva duhet të ndërpritet sa më parë dhe që Qeveria ta miratojnë Ligjin për Paga.