Valmira Cacaj – Shembull i gjeneratës së re të mësimdhënësve në Deçan

- Advertisement -
Gjimnazi “Vëllezërit Frashëri” në Deçan po ndjek një shembull të mirë, duke prezantuar mësimdhënësit.
Valmira Cacaj është mësimdhënësja që ka prezantuar, duke e vlerësuar si shembull të gjeneratës së re të mësimdhënësve, shkruan AlbanianEducation.net.
Postimi i shkollës:
Valmira Cacaj – Shembull i gjeneratës së re të mësimdhënësve
Stafi i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan përbëhet nga një kombinim i gjeneratave, gjë që ndikon në krijimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore shumë pozitive. Kjo atmosferë reflektohet drejtpërdrejt edhe te nxënësit, përmes komunikimit dhe gjuhës, ndërsa kjo qasje merr një dimension profesional në duart e profesoreshës së gjuhës angleze, Valmira Cacaj.
E lindur më 30 prill 1997 në Deçan, Valmira e kreu shkollën fillore në “Lidhja e Prizrenit”, ndërsa arsimin e mesëm në po të njëjtin qytet, në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”. Pas disa vitesh, ajo u rikthye në këtë gjimnaz jo më si nxënëse, por si mësimdhënëse e gjuhës angleze, duke ndjekur rrugën e prindit të saj – Ismajl Cacaj, profesor universitar dhe ish-mësimdhënës në këtë gjimnaz gjatë rinisë së tij.
Valmira i përfundoi studimet universitare (Bachelor) në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Poashtu kreu studimet postdiplomike në programin “Letërsi angleze”
Që nga viti 2020, ajo ka qenë e angazhuar në arsim, fillimisht në Sh.F.M.U “Isa Boletini” në Isniq, ndërsa pas tre vitesh iu bashkua stafit të gjimnazit në Deçan. Eksperienca e saj e gjerë që nga arsimi parafillor e deri te klasa e maturës e ka bërë të zhvillojë një qasje të personalizuar në mësimdhënie për çdo grupmoshë – sfiduese, por jashtëzakonisht e vlefshme.
E angazhuar në projekte dhe hulumtime të ndryshme, Valmira fokusohet në rëndësinë dhe përfitimet që sjell njohja e gjuhëve të huaja, sidomos e gjuhës angleze, në kohën moderne. Puna e saj përfaqëson një përpjekje të vazhdueshme për të gjetur çelësin e suksesit të merituar në arsim.