Valentina Sallauka Shala është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Lekë Dukagjini” në Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me votat e Këshillit të Mësimdhënësve, në shkollën tonë u përzgjodh Mësuesja më e Mirë e Vitit Valentina Sallauka Shala, si vlerësim për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj nxënësve dhe misionit të shenjtë të arsimit.
Ky çmim është dëshmi e punës së palodhshme, angazhimit dhe ndikimit pozitiv që ajo ka në formimin dhe edukimin e brezave të rinj.
I urojmë suksese të mëtejshme në vazhdimësinë e mësimnxënies së nxënësve dhe shumë arritje të tjera në rrugëtimin e saj profesional!
