Valentina Halili-Ferati emërohet drejtoreshë e shkollës “Skënderbeu” në Reçak

- Advertisement5 -

Pas daljes në pension të drejtorit të ShFMU “Skënderbeu” në Reçak, Skender Bajrami, sot është mbajtur ceremonia zyrtare e pranim–dorëzimit të detyrës së drejtorit. Me këtë rast, si ushtruese e detyrës së drejtoreshës është emëruar Valentina Halili-Ferati.

- paragrafi 1 -

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe udhëheqësi i Sektorit të Arsimit, Lulzim Sahiti, i cili falënderoi drejtorin tashmë në pension, Skender Bajrami, për kontributin e tij shumëvjeçar dhe të çmuar në fushën e arsimit, si dhe për përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe komunitetit shkollor.

- Advertisement -

Njëkohësisht, Sahiti i uroi suksese dhe punë të mbarë ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, Valentina Halili-Ferati, duke shprehur besimin se ajo do ta ushtrojë këtë përgjegjësi me profesionalizëm, përkushtim dhe bashkëpunim të ngushtë me stafin arsimor dhe prindërit, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit.

E gjithë ceremonia e pranim–dorëzimit u prit shumë mirë edhe nga kolektivi i ShFMU “Skënderbeu” në Reçak, i cili shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e deritanishëm të drejtorit Skender Bajrami, si dhe mbështetje për ushtruesen e re të detyrës së drejtoreshës në sfidat dhe obligimet e reja që e presin.

605771159 1180690610853789 6379475322137382794 n