Valbonë Mehmeti është shpallur shkencëtare e vitit 2022.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se Valbonë Mehmeti është doktore e shkencave të Kimisë.
Valbonë Mehmeti shpallet “shkencëtare e vitit 2022” në Kosovë
Por me këtë vendim të Nagavcit nuk po pajtohet profesori i Universitetit të Prishtinës, Blerim Rexha, ka njoftuar se ka paditur Ministrinë e Arsimit.
Rexha në Facebook ka thënë se MASHT-in e ka paditur për shkak të shkeljeve ligjore që ka bërë në përzgjedhjen për dhënien e çmimit shkencëtari i vitit 2022.
Ai ka thënë se ka qenë kandidati më i rekomanduar për të fituar këtë çmimi, mirëpo sipas tij, Ministria e Arsimit, ka marrë “vendimi arbitrar” dhe i cili “është akt administrativ i kundërligjshëm.
Çmimi për shkencëtarin e vitit 2022: Profesori i UP-së e padit Ministrinë e Arsimit
Ende nuk ka një reagim nga ministrja Nagavci rreth padisë së bërë nga profesori Rexha. /AlbanianEducation.net/.