E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Valbonë Mehmeti shpallet “shkencëtare e vitit 2022” në Kosovë

- Advertisement1-

Valbonë Mehmeti është shpallur shkencëtare e vitit 2022.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar se sot ka nënshkruar vendimin për “shkencëtarin e vitit 2022”, ku është zgjedhur Valbonë Mehmeti, transmeton Albanian Education.

- Advertisement -

“Kënaqësi që edhe këtë vit, të shpallim 🥼shkencëtare të vitit një grua. Kam nënshkruar vendimin për ‘Shkencëtarin e vitit 2022’ ku këtë vit është zgjedhur Valbonë Mehmeti”, ka theksuar Nagavci.

Tutje, ajo ka njoftuar se Valbonë Mehmeti është doktore e shkencave të Kimisë.

“Është asistente e angazhuar në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës. Znj, Mehmeti është autore e 14 publikimeve shkencore për vitin 2022, prej të cilave 4 si autore e parë. Po ashtu, është autore e dy monografive. Si Ministri do të vazhdojmë të avancojmë politikat për zhvillimin e shkencës në mënyrë që Kosova të jetë një kontribuuese e rëndësishme e shkencës në botë”, ka shtuar tutje ministrja Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Malvina Lamçe Rista: Autoriteti dhe respekti i mësuesit: Fuqia e fjalës dhe profesionalizmi

Në botën e edukimit, autoriteti dhe respekti nuk janë dhurata që mësuesi i merr...

Vlora Maliqi, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mehmet Gjevori” në Prishtinë

Vlora Maliqi, arsimtare e Gjuhës angleze, është zgjedhur mësimdhënëse e dalluar në shkollën "Mehmet...

Profesoresha Selvije Makolli zgjedhet – mësimdhënëse e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”

Profesoresha Selvije Makolli është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi...

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...