Valbonë Beka shpallet mësuese e dalluar në shkollën “Ismail Dumoshi” në Obiliq

- Advertisement5 -

Në shkollën “Ismail Dumoshi”, në Obiliq, mësimdhënësja Valbonë Beka është nderuar me titullin “Mësimdhënëse e Dalluar” për përkushtimin, durimin dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në procesin edukativo-arsimor, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Sipas drejtorisë së shkollës dhe Komunës së Obiliqit, kjo mirënjohje vjen si rezultat i angazhimit të palodhshëm të Beka në edukimin dhe formimin e brezave të rinj, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të institucionit arsimor dhe komunitetit.

- Advertisement - M1

Në ceremoninë e ndarjes, u theksua se mësimdhënësja e dalluar nuk është vetëm ajo që përcjell dijen, por edhe ajo që ndez “dritën e diturisë në zemrat e nxënësve”, duke shërbyer si frymëzim për breza të tërë.

Njoftimi i shkollës:

📚🌼 Në shënim të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, sot patëm kënaqësinë të ndajmë një moment të veçantë duke nderuar me mirënjohje si mësimdhënese e dalluar znj.Valbonë Beka.

- Advertisement - m2

Përkushtimi i saj i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe dashuria për arsimin janë shembull i vërtetë i misionit fisnik të mësuesit.

Kjo mirënjohje është një simbol falënderimi për punën e saj të palodhshme dhe kontributin e çmuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.

Urime për këtë vlerësim të merituar dhe faleminderit për gjithçka që jepni çdo ditë për nxënësit dhe shkollën. 👏