Valbona Gashi është zgjedhur mësuese e dalluar për vitin shkollor 2025/26 në shkollën “Asim Vokshi” në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.
Shkolla në njofton se ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies.
Njoftimi i plotë:
Përzgjedhja e Mësimdhënëses së Dalluar për vitin shkollor 2025/26
Në kuadër të vlerësimit të punës profesionale dhe përkushtimit në procesin edukativo-arsimor, shkolla jonë ka realizuar përzgjedhjen e Mësimdhënësit të Dalluar për vitin shkollor 2025/26. Përzgjedhja është bërë përmes një procesi transparent dhe të bazuar në kritere profesionale.
Pas vlerësimit të aplikimeve dhe kontributit të mësimdhënësve, titulli Mësimdhënëse e Dalluar iu nda znj. Valbona Gashi, e cila do ta përfaqësojë shkollën tonë në nivel komunal.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies.
I urojmë suksese znj. Valbona Gashi dhe e falënderojmë për kontributin e çmuar në përfaqësimin dinjitoz të shkollës sonë. 🌟📚
