E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor

- Advertisement1-

Vaksina kundër gripit sezonal do të arrijë në fund të muajit tetor në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë i ka blerë në fillim të vitit 140 mijë doza të kësaj vaksine përmes UNICEF-it.


Zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti tha për Radio Kosovën se me qëllim të mbrojtjes kundër gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë që nga fillimi i vitit i ka kryer pagesat për sigurimin e vaksinënsë kundër gripit sezonal.

- Advertisement -

“140 mijë vaksina që pritet të arrijnë në fund të muajit tetor në Kosovë do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit e që grupet prioritare që do të vaksinohen janë shtatzënat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike. Do të ketë edhe doza pediatrike’’, tha Hoti.

Këtë vit do të fillojë më herët vaksinimit me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga gripi sezonal në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, thanë nga Ministria e Shëndetësisë. Vitin e kaluar interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë shumë i madh. Por ato nuk kishin arritur deri në muajin dhjetor, ndërkohë që në barnatore shiteshin prej 17,5 euro.

Ndërkohë Faik Hoti, ka thënë se institutcionet ndërkombëtare të fushës së shëndetësisë që japin rekomandime profesionale, kanë sugjeruar që nuk ka ndonjë problem që edhe personat që e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, të marrin edhe vaksinën kundër gripit sezonal.

“Kjo vaksinë nuk e pengon marrjen e vaksinës tjetër. Sivjet kemi konsideruar që numri I vaksinave të siguruara do ti mbulojë grupet prioritare dhe në këtë aspekt nuk do të ketë problem sa I përket vaksinimit qoftëk undër covid19 apo gripit sezonal”, tha ai.

Infektologët në Kosovë më herët kanë thënë se është e nevojshme që qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sipas infektologu Sali Ahmeti, infektimi me gripin sezonal e ulë imunitetin e popullatës, andaj janë më të rrezikuar që të sëmuren edhe me COVID-19.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrëfimi prekës i mësueses nga Vlora që është e prekur me kancer

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kanc erit të gjirit dhe të shumta kanë...

Kujdes prindër | Rritet numri i fëmijëve me COVID-19, pediatrja: Kemi kërkuar staf mbështetës

Rritja e rasteve me COVID-19 ditëve të fundit ka bërë që edhe numri i...

Mjekët e Kosovës sytë kah Gjermania, vazhdon ikja masive e tyre

Kosova rrezikon të mbetët pa mjekë nëse trendi i ikjes nga Kosova vazhdon me...

Infektologu kosovar: Kosova rrezikohet nga Lija e Majmunëve, s’ka vaksinë për këtë sëmundje

Infektologu, Hamdi Ramadani ka thënë se lija e majmunëve pritet të përhapet edhe në...