E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

- Advertisement1-

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta mund të përcaktojë nëse prisni djalë apo vajzë.

Nëse shtoni në zonën e ijëve dhe kofshëve, gjasat janë që fëmija mund të jetë vajzë; nëse shtoni shumë në peshë në pjesën e përparme të trupit, atëherë është djalë.

- Advertisement -

Sipas majave

Majat e parashikonin gjininë e bebes duke llogaritur moshën e nënës në kohën e konceptimit dhe vitin në të cilin ishte ngjizur fëmija. Nëse të dy janë numra tek, është vajzë; nëse është një tek dhe një çift, është djalë.

Të vjellat e mëngjesit

Nëse keni shumë të vjella në mëngjes, thuhet se shkaktare është bebja juaj vajzë. Nëse të vjellat janë të lehta, ose nuk keni fare, është djalë.

Nepsi

Nëse ju pëlqen të hani ëmbëlsira, atëherë është vajzë. Nëse fusni në gojë veç të kripura dhe ushqime të pasura më proteina, është djalë.

- Advertisement -rrrrrrr

Venat në sy

Tërhiqni poshtë qepallën e poshtme dhe kërkoni dy vena të kuqe. Nëse ato ndodhen në syrin tuaj të majtë, është djalë dhe anasjelltas.

Gjumi

Nëse flini në anën tuaj të majtë, kjo mund të jetë shenjë se do të bëni djalë, nëse flini djathtas, është vajzë.

Rrahjet e zemrës

Nëse rrahjet e zemrës së fëmijës suaj janë më të shpejta se 140/minutë, atëherë do të bëni një vajzë të vogël. E kundërta, nëse janë nën 140.

Hudhra

Thuhet se një grua që është shtatzënë me vajzë mund të hajë hudhra dhe prapë të mos mbajë erën e saj. Nëse aroma e hudhrës del nga poret e saj, ajo është duke pritur djalë.

Soda e bukës

Vini nga dy lugë sodë në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk bën reaksion, tregon se është vajzë. Nëse bën shkumë, është djalë.

Parashikimi kinez

Thuhet se kjo metodë është gjetur në një varr të vjetër mbretëror para 700 vjetësh, por disa thonë se kjo mënyrë është 90% e sigurt. Ajo bazohet në moshën tuaj dhe në datën e ngjizjes, por duhet ta bëni me makinë llogaritëse, sepse është e ndërlikuar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...

Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro lehonat me asistencë sociale

Komuna e Prishtinës do t’i mbështes me 500 euro nënat lehona të cilat janë...