E hënë, 16 Shtator, 2024

Vajzat sulmohen afër shkollës, momentet kur autorët i kapin nga flokët

- Advertisement1-

Dy vajza të mitura u sulmuan nga katër persona, afër një shkolle në SHBA.

Policia po kërkon ndihmën e njerëzve për të arrestuar katër të dyshuarit e përfshirë në grabitje, e cila ndodhi në bllokun 7200 të Melrose Avenue pranë shkollës së mesme FairFax.

- Advertisement -

Dy vajzat ishin duke shkuar për në shkollë kur dy të dyshuarit shkuan pas tyre dhe i tërhoqën për flokësh, raporton nypost.

 

Videoja e vëzhgimit nga brenda një dyqani të publikuar tregojnë vajzat duke ecur në trotuar, kur papritmas dy gra vrapojnë pas vajzave dhe i sulmojnë ato, megjithëse pjesa më e madhe e sulmit është e bllokuar nga pamja për shkak të një dritareje të errët.

Gjatë sulmit dy të dyshuar të tjerë, të përshkruar nga policia si djem me ngjyrë të cilët po vepronin si vëzhgues, shfaqen në ekran përpara se të iknin me të dyshuarit e tjerë.

Të katër të dyshuarit u larguan me një makinë të zezë, njoftoi policia. Nuk është e qartë nëse dy vajzat ishin nxënëse të shkollës së mesme FairFax.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shqip në Filadelfia: “Gjuha Jonë” mirëpret 80 nxënës në bankat e shkollës

Gjuha shqipe jehon edhe përtej Adriatikut, jo vetëm prej emigrantëve që kanë vendosur ta...

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen…”

“Kujtimet e shkollës kurrë nuk do të zbehen...” "Çdo herë do të ktheheni në kujtimet...

Kompania Pestova gëzon nxënësit në Poçestë të Pejës me rastin e vitit të ri shkollor, ju dërgon VIPA Chips

Nxënësit e klasës të parë dhe parafillor të shkollës “Pjetër Budi” në fshatin Poçestë...

Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet

Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë...