Vajza shqiptare vetëm 10 vjeç boton libër në SHBA

- Advertisement -

Një vajzë shqiptare 10 vjec në Florida të SHBA ka shkëlqyer duke publikuar libër në një moshë shumë të vogël. Emili Shkulaku ka botuar librin e saj të pare dhe tashmë shitet në Amazon në SHBA, Gjermani, Angli, Emiratet e Bashkuara Arabe, Australi, Itali etj.

- paragrafi 1 -

Emili, e cila babain e ka nga Shqipëria dhe nënën nga Kosova, u shpreh se është shumë e lumtur që është studentja e parë në shkollën e saj që publikon një libër.

- Advertisement -

Libri I saj titullohet “Tregimet e natës”

Ajo më tej tha se libri I cili përbëhet nga rreth 300 faqe është me tregime që mund të lexohen nga mosha 8 vjec deri në 16 vjec.

“Sikur shumë baballarë që u tregojnë fëmijëve të tyre tregime para sa të bien në gjumë, edhe neve na tregonte babai tregime dhe përralla. Atëhërë kështu me lindi ideja që edhe unë të nisja tregimet e mija dhe për këtë nisa t’I shkruaj në kompjuter. Disa nga tregimet në libër janë ‘Jeta e mire, Brirët e drerit, Vështrimi i kukullës, Planet e këqija mbi Univers, Dyshemeja e dhisë, Çanta e insekteve etj’. Pasi I shkrova tregimet atëherë e dërgova në Amazon dhe u miratua për botim. Jam shumë e lumtur” u shpreh Emili.

- Advertisement -

Ajo më tej tha se kur të jetë në Shqipëri ka dëshirë të lexojë librin e Mitrush Kutelit, “Tregime të mocme shqiptare”, pasi edhe vetë është nga qyteti I Pogradecit.

Emili, që është studente në nja nga shkollat më të mira në Florida, shkolla charter RiverCity Science Academy është shpërblyer cdo vit me medalje si një nga nxënëset me të mira.