E premte, 13 Dhjetor, 2024

Vajza që fle 70 ditë pa u zgjuar / VIDEO

- Advertisement1-

Ndoshta bukuroshet që flenë për një kohë të gjatë i keni parë në filma, por ja që ka edhe në realitet.


Vajza 17-vjeçare nga Kolumbia është diagnostikuar me një sëmundje që e detyron të rrijë e pandërgjegjshme për javë të tëra. Sharik Tovar vuan nga sindroma Kleine-Levin, një sëmundje e rrallë neurologjike që shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë dhe kuptojnë qartë.

- Advertisement -

Ajo që dihet është se pacientët që e kanë mund të flenë për periudha të gjata dhe të përjetojnë humbje të herëpashershme kujtese. Periudha më e gjatë që Sharik e ka kaluar në gjumë ka qenë 70 ditë rresht dhe kur u zgjua kishte harruar përkohësisht fytyrën e së ëmës.

 

Adoleshentja i shfaqi për herë të parë shenjat e sëmundjes kur ishte vetëm dy vjeç. Gjatë ditëve që ajo i kalon në gjumë, nëna e saj i jep ushqim të lëngshëm herë pas herë në mënyrë që të qëndrojë e shëndetshme.

Gjatë kohës që janë zgjuar, të sëmurët me këtë sindromë janë kryesisht në shëndet të mirë. Kjo sëmundje prek 1-5 njerëz në 1 milionë, ndërsa deri më tani në regjistrat mjekësorë janë raportuar vetëm 500 raste.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...