E premte, 13 Dhjetor, 2024

Vajza nga Kosova: Do studioj për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara

- Advertisement1-

Nxënësja nga Prishtina Era Thaqi ka arritur një tjetër sukses. Ajo është pranuar për studime në dy universitete amerikane me bursë të plotë dhe ka vendosur që të studiojë në fushën e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në kombinim me neuro-shkencën.

Aplikimi në universitetet amerikane ka filluar që prej gushtit të vitit 2022, ku ajo ka treguar procedurat nëpër të cilat ka kaluar, duke u testuar në ese, dhe teste të standardizume.

- Advertisement -

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku tregoi se çfarë planifikon të bëjë pas studimeve.

Qëllimi i saj është që të ndihmojë personat me aftësi të kufizuara.

“Mendoj se përmes inxhinierisë ne mundemi me zgjidh shumë probleme që janë në botën e neoroshkencës, sidomos në aspektin i personave i nevojave të veçanta dhe nevoja të kufizuara. Këtë synojë ta bëj dhe pas përfundimit të studimit”-tha ajo./Euronews.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet edukatorja Arife Gashi nga Kijeva – për afër tre dekada edukoi shumë breza

Pas afër tre dekadash kontribut në arsimin shqip, është pensionuar sot Arife Gashi, edukatore...

Lajm i mirë: Shkolla “Nazim Gafurri” në Prishtinë pajiset me 20 kompjuterë të rinj

Komuna e Prishtinës e ka pajisur kabinetin e teknologjisë të shkollës "Nazim Gafurri" me...

Këta janë studentët që kanë fituar bursa 7 mijë euro në universitetet më të mira në botë – EMRAT

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka publikuar emrat e studentëve që kanë përfituar bursa...

Tri shkolla të Komunës së Ferizajt, shpërblehen me mirënjohje nga MASHTI

Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani”, SHFMU “Astrit Bytyçi” dhe SHFMU “Tefik Çanga” shpërblehen me...