Vajza me shami nga Peja nga dita e hënë do të kthehet në shkollë

- Advertisement -

Deputeti VV-së , Visar Korenica, ka njoftuar se nga dita e hënë, vajza me inicialet A.D. do ti rikthehet mësimit në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

- paragrafi 1 -

Korencia, përmes një postimi në facebook u shprehë se kjo fitore e madhe e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për mësimnxënie.

- Advertisement -

“Vajza nga qyteti i Pejës nga dita e hënë do ti kthehet procesit të mësimit, fitore e madhe e të drejtave të njeriut dhe të drejtës për mësimnxënie.

Vazhdojmë drejtë fitoreve të tjera Për Familjen!”, ka shkruar Korenica.

Drejtori i shkollës,“Bedri Pejani”, Musa Nikqi, në një intervistë dhënë për IndeksOnline, ka thënë se 18-vjeçarja nuk është përjashtuar nga shkolla, por ka vendosur vetë që të largohet.

- Advertisement -

Lidhur me këtë rast, imami Labinot Maliqi pati bërë kërkesë për shfuqizimin e këtij udhëzimi që ndalon bartjen e shamisë në shkolla.