E premte, 21 Shkurt, 2025

Vajza e heroit të kombit, Hamëz Jashari: Mos pranoni kurrë përçarje, jemi një

- Advertisement1-

Presidentja Vjosa Osmani, në 17-vjetorin e Pavarësisë sonë ka ndarë titullin “Urdhri i Lirisë”, për gjithë familjen Jashari nga Prekazi.

Për kontributin dhe sakrificën “Urdhri i Lirisë” post-mortem iu dha dhe gjithë familjes Jashari e cila bashkë me të afërm e fqinj u vra barbarisht nga forcat serbe në mars të vitit 1998.

- Advertisement -

Dekorata me titull “Urdhri i Lirisë”, iu nda nga presidentja Osmani me motivacionin për kontributin dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës për betejën e Prekazit më 5,6,7 mars 1998.

E mbijetuara e vetme e familjes Jashari, Besarta, gjatë fjalimit të saj në ceremoninë e ndarjes së dekoratave nga presidentja e shtetit Vjosa Osmani, pati një kërkesë.

“Sot, në festën e 17 vjetorit të pavarësisë dhe në prag të 27 vjetorit të Epopesë së UÇK, u përcjellë kërkesën time personale. Mos pranoni kurrë përçarje, jemi një”, tha Jashari.

Këtë ajo e lidhi me një thënie të xhaxhait, Rifat Jashari që thotë “Kur kombi shqiptar është i bashkuar, neve na flladitet zemra”.

Ajo në këtë ngjarje ka zgjedhur të kujtojë edhe thënie të komandantit legjendar, Adem Jashari, që 34 vjet më parë u kishte thënë profesorëve të Akademisë Ushtarake në Shqipëri.

“Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj, për nder të 17 vetorit të Pavarësisë, festën e madhe për gjithë shqiptarët. Duke qenë se prezenca ime lidhet me atë që përfaqësoj, më lejoni të lidhë këtë fjali me një thënie të axhës Adem, “Ndoshta fitohet liria me laps, por neve në Kosovë na mungojnë varrezat e dëshmorëve”. Këtë ia kishte thënë profesorëve të Akademisë Ushtarake në Shqipëri në vitin 1991”, tregoi Jashari në këtë ceremoni.

- Advertisement -rrrrrrr

Ajo tha se rruga deri më 17 shkurt 2008 nuk ka qenë e lehtë.

“Përpos nevojës dhe kërkesës për liri, është dashur veprim edhe vetëmohim. Andaj, faleminderit secilit. Faleminderit edhe kombeve që na kanë besuar dhe na kanë mbështetur. Faleminderit edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Jashari.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....